SHOWBIZ   &  INFO

Linda :”endrra qe m’u realizua ne top-fest"

 

Edhe pse kanë kaluar orë pas fitores së saj të parë të madhe në karrierën si këngëtare, Linda, fituesja e edicionit të gjashtë të “Top Fest”, vazhdon të jetë e emocionuar. Në hollin e hotelit, para një kompjuteri ajo qëndron e përlotur. Ende e ka të pamundur të besojë se është pikërisht ajo që ia ka dalë mbanë. Lexon komentet që publiku ka lënë për këngën e saj. “Ëndërroj” u zgjodh më e mira dhe fakti që ajo vetë ka menduar për tekstin e muzikën, e bën të ndihet edhe më krenare për këtë arritje të madhe. Është vetëm 20 vjeçe çmimi i madh i “Top Fest 6″, i ka dhënë një shtysë të madhe për të vazhduar më tej me muzikën e cila është më shumë se një pasion për të. Lindja, 20-vjeçarja nga Bitisi i Gjilanit flet në një intervistë për gazetën “Shqip”. Rrëfen emocionet dhe projektet e ardhme muzikore.

Linda, ke fituar çmimin e madh të një festivali të rëndësishëm. Je kurorëzuar më e mira mes shumë konkurrentëve të fortë në “Top Fest 6″. Si ndihesh?

U ndjeva jashtëzakonisht mirë, por edhe tepër e befasuar. Vazhdoj të jem ende në këtë gjendje… Një ëndërr… Edhe tani po qaja, sepse po shikoja që kishin hedhur videon e këngës në internet dhe ndiej vërtet shumë emocione. Them se edhe pas dhjetë viteve po ta shikoj këtë moment do ta përjetoj po njësoj. Ishte një natë e mrekullueshme për mua. Tani e ndiej veten shumë mirë dhe shumë krenare. Gjithçka ka qenë shumë fantastike për mua.

E ndieje se ndoshta kësaj here do ta fitoje pikërisht ti këtë festival të muzikës moderne shqiptare?

Jo, jo. Konkurrenca ishte tepër e fortë e unë sinqerisht që nuk kam pasur asnjë lloj parandjenje se ndoshta do të fitoja këtë edicion të “Top Fest”. Nuk e kam besuar se këtë fat do ta kisha unë. Të arrija të fitoja çmimin e madh ishte mendimi i fundit që më ka shkuar nëpër mend.

Megjithatë, fitorja është qëllim përderisa more pjesë, apo jo?

Patjetër që është qëllim. Unë sigurisht që e dëshiroja, e ëndërroja siç thotë edhe titulli i këngës sime. Është vlerësimi më i madh që m‘u bë. Ëndrra më në fund u realizua. Kjo është hera e tretë që unë marr pjesë në Top-Fest. E treta e vërteta…(qesh)

Më fol pak për këngën. Cilët janë bashkëpunëtorët e suksesit tënd?

Këngën e kam realizuar unë. Teksti e muzika janë të miat, ndërsa orkestrimin e ka realizuar Shpend Latifi, po ashtu këngëtar. Së bashku kemi marrë pjesë në “Ethet e së Premtes Mbrëma”. Kënga është realizuar për një kohë shumë të shkurtër.

Është më mirë kur e shkruan vetë tekstin e një kënge?

Nuk di të them se si është në përgjithësi edhe për të tjerët, por unë i realizoj vetë tekstet dhe meloditë e këngëve, sepse mendoj se në këtë mënyrë mund të shprehesh shumë herë më mirë. Kur shprehesh me krijimet e ndjenjat e tua arrin të përcjellësh me më shumë ndjeshmëri atë që dëshiron te publiku. Mendoj se kjo mënyrë të punuari të kompleton si artist edhe pse unë nuk mund të them se jam e kompletuar ende. Ka akoma shumë rrugë për t‘u bërë, sepse pretendimet e artistit janë gjithmonë e më të mëdha. Shpresoj të vazhdoj kështu!

Titull domethënës. Çfarë “Ëndërron”?

“Ëndërroja të jem me ty/Dhe të ndërtoja një ardhmëri/Të fluturoja si një flutur/Por krahët m‘i theve ti…”

T‘u përgjigja me tekstin e këngës sime. Sepse ajo flet për një dashuri të dështuar, për të cilën mendohej e ëndërrohej të shkonte mirë, por në këtë rast nuk ka ndodhur kështu. Ka shumë dështime në jetë kështu që duhet të mësohemi me to. E ky është mësimi e mesazhi që kënga përcjell për publikun.

Linda, që kur ke nisur të këndosh? Si ka lindur ky pasion për këngën te ty?

Unë kam nisur të këndoj që në moshën pesëvjeçare. Dëgjoja ngaherë këngët e Mariah Carey e Whitney Hostoun, këngëtare që më pëlqenin shumë. Gjithnjë kam ëndërruar të këndoj, gjithçka e kam improvizuar si mikrofon, vija vërdallë nëpër shtëpi e këndoja… edhe lugën e ktheja në një mikrofon e imagjinoja se si do të ishin emocionet e skenës. Tani, jo vetëm këndoj, por në pjesën më të madhe të rasteve shkruaj vetë muzikën dhe tekstet e këngëve të mia, madje jam në një stad që shkruaj jo vetëm në shqip, por edhe në anglisht. Nga ana tjetër më duhet të pranoj se ky pasion ka ardhur edhe si trashëgimi nga familja ime. Kam të afërm muzikantë, por edhe ime më ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës në Bosnjë dhe sigurisht që ka qenë një shtysë e madhe. Por unë kam vendosur ta vazhdoj këtë rrugë që kam nisur. Nuk dua absolutisht ta lë përgjysmë.

Të kemi parë duke interpretuar kryesisht në muzikën rok. Por cila është rryma muzikore e preferuar për ty?

Rryma muzikore e preferuar është muzika soul edhe pse publiku është mësuar të më shikojë duke kënduar muzikë rok. Krejt rastësisht gjendem në këtë rrymë. Para disa vitesh ndodhi që grupi “7 me 7″ kërkonin një vokalist. Ata më pyetën nëse dëshiroja të këndoja rok, e unë nuk refuzova, pranova. Mendova pse të mos e provoja. Pas kësaj ndodhi që kjo rrymë të më pëlqejë dhe kështu vazhdova.

Si e vlerëson “Top Fest”-in?

Nuk mendoj se ka një festival më të madh se “Top Fest” në mbarë hapësirat shqiptare. Unë falënderoj shumë Bojken Lakon, e sigurisht që falënderoj tepër edhe publikun, i cili gjithmonë më ka bërë të ndihem e privilegjuar dhe më kanë nderuar me diçka. Unë kam marrë tri herë pjesë në “Top Fest” e të tria herët kam dalë me nga një çmim.

Të kujtohet hera e parë që ke shkelur në skenën e “Top Fest”? Si ishte të ngjiteshe në skenën e këtij festivali?

Më kujtohet si jo. Më kujtohet se ne kemi marrë një çmim. Në nominim ishin dy grupe. Dikush, personi që ishte caktuar për të dhënë çmimin ishte duke thënë: fiton grupi grupi… (të nominuar për çmim ishte grupi “Koha” dhe “Ngropa”) dhe unë që pëshpëritja pas tij: po hë thuaje, thuaje… derisa ai përmendi emrin e grupit tonë. Më është dukur e pabesueshme, ishte hera e parë që merrnim pjesë e në këtë festival dhe u vlerësuam me çmim.

Ndihesh e vlerësuar nga publiku këtu në Shqipëri?

Tirana në fakt m‘i ka realizuar shumë ëndrra. Edhe në Kosovë ndihem mjaft e vlerësuar, por në Tiranë e kam nisur karrierën time dhe e kam shumë për zemër.

Linda, cilat ke nisur të mendosh për projektet e ardhshme? A ke ndërmend të sjellësh për publikun një album të ri tani që fitove edhe dhjetë mijë eurot e çmimit të madh?

Patjetër që po. Albumi do të vijë menjëherë pas kësaj. I kam premtuar publikut të Tiranës dhe atyre që më kanë dëgjuar e vlerësuar. Unë kam shumë këngë që i kam shkruar vetë, por që ende janë të papublikuara. Janë rreth 230. Çdo natë shkruaj diçka, por se cila prej tyre është më e mira dhe që duhet të publikohet mbetet për t‘u vendosur.

Tekstet i shkruan vetëm për vete, apo edhe për këngëtarë të tjerë?

Gjatë kësaj kohe kam pasur disa bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm. Unë shkruaj tekste edhe për të tjerë nuk i bëj vetëm për vete.

Jashtë muzikës e këngës, mundesh të tregosh se si kalon një ditë normale për ty?

E përditshmja ime është krejt normale. Unë shkoj në punë, kthehem nga puna, e vazhdoj edhe shkollën sigurisht. Jam maturante në një shkollë muzike ku ndjek degën e Kantos. Në të njëjtën kohë punoj. Jam përkthyese në ushtrinë amerikane në Kosovë. Por kjo punë për mua është momentale, e përkohshme. Dua të bëj pak para e të vazhdoj me muzikën, sepse ajo është synimi im më i madh. Ky çmim më ka dhënë shumë vullnet për të vazhduar para me muzikën. Do të mundohem të bëj hapa më të mëdhenj.

Gili: Çmim shumë i rëndësishëm

Gili, e njohur jo vetëm në skenën e Kosovës, por edhe atë shqiptare, ka dalë fitimtare nga “Top Fest 6″. “Kur u ndamë”, një këngë në bashkëpunim me Enis Potokun ka merituar çmimin e internetit. Përzgjedhja e fituesit të kësaj kategorie bëhet mbi bazën e klikimeve të publikut në internet. “Është një çmim shumë i rëndësishëm, sepse shpreh edhe vlerësimin e publikut për këtë këngë. Në një kohë kur interneti ka mbërritur në shtëpitë e publikut, do të thotë që edhe kënga ime do të jetë në shtëpitë e tyre”, është shprehur Gili pas ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve.

Eliza Hoxha: Një përvojë që duhet ta provoja

Një tjetër këngëtare e njohur kosovare e ka provuar për herë të parë skenën e “Top Fest”. Eliza Hoxha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka marrë trofeun e “Best Dance” me këngën “Dëshpërimi”. “Ishte një eksperiencë që duhet ta provoja dhe jam e kënaqur për çmimin që mora”, shprehet ajo.

Ingrid Gjoni: Nuk e prisja çmimin

Është vlerësuar me çmimin që nuk e priste. Ingrid Gjoni me këngën “Ekstrem” ishte nominuar në kategorinë e “Best Female”, ndërsa në natën finale është vlerësuar me çmimin e “Top Albania Radio”. “Jam shumë e kënaqur me këtë çmim, sepse kënga ime vlerësohet dhe merr një cilësim të veçantë nga radioja prestigjioze shqiptare. Nuk e prisja këtë trofe, pasi kisha konkurrente të forta në garë”. Ashtu si edhe këngëtarët e tjerë e ka shijuar atmosferën e spektaklit të madh. “Ishte një mbrëmje shumë e bukur. Ne jemi mësuar në Pallatin e Kongreseve, por ishte një skenë shumë e mirë. E përjetova me shumë emocion interpretimin, publiku më priti shumë mirë. Tashmë që po e shihja sërish në ritransmetim, pashë që ishte punuar mjaft mirë me regjinë”, shprehet Gjoni.

“Top Fest 6″, fjala e fundit e teknologjisë

Edicioni i gjashtë i “Top Fest” shënoi një eveniment të madh, jo vetëm në prezantimin e rrymave dhe tendencave më të mira të muzikës moderne shqiptare. Investimi i jashtëzakonshëm për teknologjinë e fjalës së fundit, solli për herë të parë në historinë e televizioneve shqiptare, regjistrim dhe transmetim high definition të këtij evenimenti. Kryeinxhinieri i “Top Channel”, Redi Neziri, e quan një eksperiment për të sjellë në Shqipëri risitë e teknologjisë së fundit, një tentativë e suksesshme që i solli publikut shqiptar transmetimin e këtij aktiviteti në kualitetin më të lartë. “Përfundimi ishte surprizë edhe për ne vetë. Një spektakël i formatit të tillë kërkon kujdes maksimal si në anën figurative(skenografinë), por edhe në pjesën teknike, të regjisë dhe ndriçimit. Rezultatin na e konfirmuan mesazhet që mbërrinin ku e krahasonin me një eveniment MTV.

Ne gjithmonë jemi krahasuar me zhvillimet më të fundit të televizioneve në Evropë. Teknikët tanë projektuan dhe montuan për herë të parë një OB VAN (autobus për transmetim) me pajisje që janë prodhime të fundit. Edhe më parë është transmetuar në HD, por është bërë me konvertime. Tani ka qenë gjithçka format origjinal HD dhe është një teknologji që aktualisht ia lejojnë vetes stacione të mëdha televizive si në Gjermani, Angli, Francë, Itali etj. Kjo vjen falë vëmendjes që drejtuesit e kësaj kompanie i kushtojnë publikut, për të sjellë tek ai nivelet më të larta të teknologjisë”, shprehet Neziri. Këto investime kanë një moto: Ëndrra vazhdon. Për hir të njeriut që ngriti gjithçka, Presidentit të ndjerë të “Top Media”-s, ëndrra e të cilit ishin standardet evropiane të “Top Channel”, puna për surpriza të tjera do të vazhdojë.

 

 

Duffie : ”E verteta e sherrit me Bleron”                                                          

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin remiksit të këngës “La Vida Loca”. Ajo ka sqaruar se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës së saj, por mes dy këngëtarëve. Dafina tha se nuk ka marrë pjesë në klip pasi remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari me shqetësimin se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, ajo sqaroi të vërtetën. Sipas Dafinës mosmarrëveshjet për shkak të nënës së saj nuk kanë pasur me Bleron, por gjithçka sipas saj ka qenë mes saj dhe Bleros.

“Ajo ka qenë një mosmarrëveshje e vogël dhe tanimë nuk ka më kurrfarë problemi mes nesh”, tha Dafina, duke shtuar se kjo mosmarrëveshje që ishte nuk ka të bëjë me mungesën e saj në remiksin dhe të gjitha këto thashetheme nuk janë të vërteta. Teksa është pyetur nëse flet me Bleron, Dafina tha se përshëndeten normal si përpara. Ndërkaq Dafina Zeqiri ka filluar xhirimet e video-klipit të këngës solo “Shumë larg”. Xhirimet kanë nisur të dielën në Teatrin Kombëtar. Ky klip, i cili është i pari për këngëtaren, sipas saj do të jetë shumë i veçantë.

 

 

 

Gerta Heta e dashura e Gentit (doktorit te “fiks fare”) : "tashme do fejohemi"

Deri pak para pak kohësh ajo quhej vajza enigmatike e Doktori-t. Rrinin gjithmonë bashkë, por ende s’e kishin pranuar lidhjen e dashurisë mes tyre. Tani beqari i Fiks-it, Gent Pjetri i njohur si Doktori, e mori më në fund vendimin e rëndësishëm të jetës për t’i “lidhur këmbët” me fejesë. Vetëm disa ditë me parë ai ka shkëmbyer unazat me Gertën, vajzën kaçurrele brune me origjinë nga Gjirokastra. Ditën e Pashkës Orthodhokse ai ka qenë në qytetin e Gjirokastrës, për t’u takuar me familjen e Gertës, me të cilën kishte një lidhje jo shumë të gjatë. Ajo është një vajzë mbi të 30-at, gati moshatare me Gentin dhe janë njohur shumë rastësisht në Tiranë, pasi ishte kthyer pas disa viteve që kishte jetuar në Greqi. Me ardhjen në Tiranë ka punuar fillimisht si menaxhere e disa firmave të tjera, dhe aktualisht punon menaxhere për “Casaitalia”. Ceremonia e fejesës është rezervuar pikërisht për pashkët orthodhoske pasi të dy i përkasin kësaj feje. Vetëm disa muaj më parë suplementi “Panorama Plus”, zb- uloi lidhjen e Doktorit më Gertën, një nga lidhjet që e bëri drejtuesin e “Fiks Fare” në “Top Channel” të vendoste përfundimisht për ndryshimin e statusit të beqarit. Gerta njihet si një vajzë e zgjuar dhe shumë e zonja, si dhe e pasionuar pas letërsisë dhe pikturës. Dalja e tyre e parë publike ishte më 18 tetor 2008, kur paparaci ynë i fotografoi në një sfilatë mode të realizuar në hotel “Sheraton” në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës. Gen- ti u fotografua në shoqërinë e Gertës duke e prezantuar si mikeshën e tij. Nuk dihet ende nëse kanë filluar të bashkëjetojnë, pasi ajo ka një shtëpi të vetën në Tiranë. Para dy ditësh ata janë fotografuar sërish bashkë në ambientet e “Casaitalia”, në hapjen e sezonit të ri të veshjeve në dyqanet e kësaj qendre. Kjo fejesë është lajmi i dytë i mirë që vjen për Doktorin, i përfolur për varësinë e tij nga alkooli, dhe pas disa problemeve që pati me shëndetin ven- dosi të hiqte dorë prej tij. Doktori njihet prej vitesh për humorin e tij të veçantë. Karriera e tij në radio dhe televizion fillon para 12 vitesh, që kur bashkë me Saimir Kodrën nisën emisionin “Radio Mania” , dhe ku Doktori hiqej si Arqile Boti. Kjo eksperiencë në radio filloi pasi ai ishte lançuar fillimisht si këngëtar me grupin e rokut “Centaur”. Prej gjashtë vitesh ai drejton emisionin “Fiks Fare” së bashku me Saimirin. Humorin që ai bën e ka përkufizuar në versionin Zhvejk, që duket sikur është jashtë situatave, por në fakt ai zbut situatën. Nuk dihet se kur mund të presim një ceremoni martese nga Doktori, pasi ai e ka pohuar dhe vetë që asnjëherë nuk bën plane për jetën e tij, dhe preferon që gjithçka t’ia lërë momentit.

 

 

 

 

 

Gjyste vulaj dhe manite e saja prej adoleshenteje

Angazhimet e saj nuk kanë të ndalur, udhëton nëpër shumë vende ku jetojnë shqiptarët për të dhënë koncerte. E qeshur, e çiltër pa kurrfarë ndroje, e shpenguar, e pakufizuar në asgjë, ajo të flet natyrshëm për jetën e saj. Ka mbetur po ajo Gjyste pa ndryshuar tash e shumë vite si në pamje dhe në komunikim. “Njeriu në jetë duhet të tregohet ashtu si e ka bërë natyra, origjinal, pa u ndroj- tur artificialisht, pa shitur mend pa bazë, pa përbuzur njeri, i aftë të falë, të bëjë atë që i pëlqen dhe ndjen, të flasë me gjithë zemër”, shprehet ajo. Kështu është Gjystja, herë si deti në verë, herë si lumi në dimër, herë e qeshur si lulja në pranverë, herë e ngrysur si dita në prag shiu, flet pa teklif dhe pranon çdo lloj shakaje. Në skenë është krejt ndryshe. Shpërthyese, e papërmbajtur me një zë kumbues, me lëvizje si një balerinë e stazhionuar, e aftë të komandojë trupin e gjatë, mjeshtre e elektrizimit të skenës. Veshje sugjestionuese, ku del në pah gjoksi që ajo nuk mundohet ta reklamojë, pasi gjoksi i saj origjinal e vështirëson dhe vetë reklamën. Njeriu i gëzuar dhe i aftë është si dielli, shndrit aty ku depërton dhe demostron. Kështu është dhe Gjystja në skenë. Kur ka qenë e vogël, 5 vjeçe ka kënduar në shtëpi dhe vazhdoi të këndojë dhe në shkollë. Prindërit e nxitën kurse mësuesit e përkrahën. Dhe ajo asnjëherë këtë profesion nuk e ka marrë me frikë. Në fillim ka qenë dëshirë e saj fëminore për të vazhduar me muzikë, kurse pastaj një mbështetje të tillë ka gjetur edhe tek burri i saj Sokoli. Edhe pse burri i saj nuk është aspak xheloz, Gjystja herë pas here e tepron disi me provokimet e saja. Duke u munduar të ndjekë trendet dhe të duket si një vajzë akoma adoleshente, ajo nuk mendon se mosha që ecën ia bën disa gjëra të pamundura dhe jo aq normale. Fotoja që po publikojmë flet më shumë për këtë fakt.

 

 

 

 

Blero prêt dashurine qe ti vije vete

Blero, cili është motivi i kësaj vizite në Tiranë?
Është një vizitë private dhe njëkohësisht është edhe puna e konkurrimit në Top Fest dhe për t’i bërë një marketing këngës sime. Kështu që është një rrugë dhe dy punë.
Pretendoni për ndonjë çmim?
Unë jam nominuar në kategorinë “Best Male” me këngën “Nuk më deshte”, por për mua kryesore është që të marrësh pjesë në një festival kaq të madh dhe të jesh pranë fansave në një event të tillë, se sa çmimi.
Por edhe çmimi ka rëndësi, sepse ju për këtë arsye u larguat nga Festivali i fundit në RTSH?
Unë u largova se donin të më blinin dhe këtë e kam thënë.
Do të merrni më pjesë në këtë festival?
Asnjëherë më. Fatkeqësisht më erdhi keq për fansat. Unë ndoshta do të marr pjesë ndonjëherë në Euro Song për të përfaqësuar Kosovën ose Suedinë, por jo Shqipërinë. Të paktën derisa të jenë ata njerëz që janë sot në Festivalin në RTSH. Ata janë komunistë. Nëse ndërrohen, patjetër që do të marr pjesë.
Sapo keni lançuar këngën tuaj të re, për të cilën thuhet se keni pasur edhe një konflikt me Dafina Zeqirin. Është e vërtetë?
Po kënga ka dalë ditën e martë në televizionin ‘Super Sonic’ dhe është një remiks i këngës “La vida Loca”. Është i njëjti instrumental i këngës, veç tani unë i kam futur edhe 7 repera të njohur. Ndërsa për sa i përket Dafinës, nuk ka ndonjë konflikt mes meje dhe saj. Në këngën origjinale Dafina bashkëpunoi me mua, këtë herë kënga ka dalë në një version të ri dhe pa të.
Të gjithë fansat tuaj do të donin të dinin nëse Blero ka një lidhje apo jo..
Jo, për momentin jam vetëm. Nuk jam duke kërkuar ndonjë lidhje, po pres që ajo të vijë vetë.
Thuhet se në Shqipëri keni pasur lidhje me fanse tuaja?
Po, kanë qenë një ose dy raste dhe vetëm kaq.
Cili ka qenë momenti më i vështirë për Bleron në skenë?
Ka qenë një koncert në Kumanovë, kam qenë në një gjendje afër të fiktë, ku për shkak të nxehtësisë dhe të masës së madhe nuk po rezistoja dot gjatë këngës. Ka qenë momenti im më i vështirë në skenë.
Po koncerti juaj më i bukur?
Mbrëmja më e bukur për mua ka qenë në Vitin e Ri, në Kosovë, ku kam qarë me lot në skenë para 2 mijë njerëzve që më kanë emocionuar dhe më kanë dhënë një kënaqësi mjaft të madhe.
Si mendoni sot për një këngëtar, është më mirë të realizojë një album apo një klip?
Si ka ardhur koha sot, më mirë një klip. Më parë ka qenë e kundërta, tani këngëtarët bëjnë më pak albume për shkak edhe të internetit.
Në fund të realizimit të një kënge si ndiheni, i lumtur që keni mbaruar një punë, apo ju vjen keq që u ndatë prej saj?
Normalisht unë kompozoj e shkruaj vetë, dhe jam shumë i kënaqur kur jam afër finales. Por pastaj vjen pikëpyetja, do të pëlqehet apo jo kënga. Shumica e rasteve, përgjigjja e fansave të cilët i falenderoj, ka qenë pozitive dhe kjo të bën të ndjesh një sadisfaksion të madh.
Mbi pesë vjet më parë keni qenë krejt i panjohur, tashmë keni fansa pafund. Si e ka përjetuar famën Blero?
Unë nuk e kisha parashikuar kurrë këtë famë. Megjithatë them se jam i njëjti. Në këtë rast falenderoj prindërit e mi që më kanë kulturuar për gjithçka që kam arritur në jetë. Pas gjithë kësaj kohe, unë them se jam i njëjti me të gjithë si më parë, pavarësisht se shpesh për shkak të punës nuk takohem aq shpesh me familjen dhe shoqërinë time.
Cilat janë planet e tua për këtë verë dhe më tej?
Së pari shpresoj që të realizoj një koncert recital në Tiranë, por kjo është ende e papërcaktuar. Ndërkohë që kam planifikuar tashmë turin që do të jetë këtë verë me koncerte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Evropë.
Po ëndrra që do të arrijë Blero në skenë, cila është?
Të bëj një duet me Beyonce dhe pse jo, jo vetëm në skenë.

 

 

 

Inva Mula - ndan ftesat e dasmes se vet

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula do të martohet në fund të muajit qershor për të dytën herë. Dhëndri do të jetë biznesmeni kosovar, Ethem Ramadanin. Ajo çfarë sopranoja Mula u përpoq të përgënjeshtronte dhe ta reklamonte si një miqësi dhe bashkëpunim në ndihmë të kulturës dhe artistëve shqiptarë me biznesmenin Ramadani, ishte një farsë. Por, që “Bluetooth” sërish ka arritur të zbulojë të vërtetën.

DASMA
Kështjella e Davidit, një nga më të bukurat në Jerusalem, aty ku shtatorin e kaluar regjisorja Vera Grabocka dhe Timo Flloko martuan vajzën e tyre, është vendi që është zgjedhur për të celebruar këtë lidhje. Veçse këtë herë, “mblesa” Grabocka nuk do të jetë e pranishme, pasi koha e dasmës përkon me lindjen e vajzës së tyre, që është shtatzënë. Inva dhe Ramadani kanë qenë në të njëjtën tavolinë në dasmën e vajzës së Grabockës dhe Fllokos, por në atë kohë gjithçka ishte e fshehtë. Aty, çifti, të mrekulluar nga atmosfera dhe vendi i paharrueshëm, kanë vendosur që edhe martesën e tyre ta realizojnë po në atë vend. Gjithsesi, mjaft personalitete të artit dhe kulturës do të jenë të ftuarit e dasmës VIP, që do të organizohet në javën e fundit të qershorit. Një dasmë, që edhe pse kërkohet të mbahet e fshehtë, shpjegon më së miri divorcin që po zhvillon aktualisht sopranoja Mula me bashkëshortin e saj, kantautorin Pirro Çako.

FONDACIONI
Në intervistën e dhënë gati dy javë më parë, sopranoja Mula hodhi poshtë të gjitha argumentet se ajo kishte një lidhje me biznesmenin kosovar Ethem Ramadani. Madje, ajo e justifikoi njohjen e tyre si një bashkëpunim në mbështetje të artistëve shqiptarë në botë. Por, që në fakt, është krejtësisht ndryshe. Ramadani është një ndër 10 biznesmenët më të pasur kosovarë, dhe lidhja e tyre ka nisur rreth muajit marsi të vitit 2008. Me origjinë kosovare, por i rritur në biznesin e tij në Slloveni, Ethem Ramadani ka qenë prezent dhe në edicionin më të fundit, “Dua më shumë Shqipërinë”, si një prej shqiptarëve më të famshëm në botë. Ai drejton kompaninë “Salbatring International”, krijuar më 1990 në Lubjana të Sllovenisë.

DIVORCI
Gati një muaj më parë, Inva Mula bëri kërkesën për gjyq në Gjykatën e Tiranës ndaj bashkëshortit të saj, Pirro Çako. Këtë kërkesë për ndarje ajo e motivoi për shkak se Pirro e kishte braktisur atë në vitin 2007. Gjithçka në intervistën e dhënë prej Invës fajësonte bashkëshortin e saj, Çako. Ndërkohë që ky i fundit nuk ka dhënë asnjë prononcim për ndarjen e tyre. Të martën që lamë pas, në seancën pajtimore, Pirro Çako mungoi duke u justifikuar se nuk kishte marrë asnjë njoftim për t’u paraqitur në Gjykatë. Ndërkaq, sopranoja Mula përfaqësohej nga avokati i saj.

 

 

Ermali Fejzullahu  shpall "xhelozine" e vet ndaj Zanfina Ismailit

Që estrada jonë është e mbushur me intriga dhe xhelozi ndaj njëri tjetrit, kjo tashmë dihet shumë mirë. Një rast i ri për të cilin ndoshta publiku nuk e ka vërejtur, janë pikërisht mosmarrveshjet mes Ermal Fejzullahit dhe Zanfina Ismajlit. Ka gati 3 vite që dy këngëtarët më të pëlqyer të estradës, nuk kontaktojnë me njëri tjetrin.

Ndoshta do habitet për këtë fakt pasi babai i Ermalit dhe motra e Zanfinës kanë bashkëpunuar më vonë, por kjo e gjithë shkak i punës që i lidh dhe falë fjalës që i ishtë dhënë producentit të produksionit “Dea” për realizimin e disa dvd-ve. Bashkëpunimin me produksionin e lartëpërmendur Zanfina e ka ndërprerë për shkak të ndikimit që kishte Ermali dhe nëna e tij Nera Fejzullahi. Edhe pse shitja e albumit të Zanfines ka shkuar shumë mirë, gjë që edhe producenti e ka pohuar i kënaqur, ky bashkëpunim nuk ka vazhduar më tej.

Tash e një kohë të gjatë Zanfina nuk bashkpunon me asnjë produksion dhe për këtë shkak këngëtarja nuk realizon dot album të ri, me arsyetim se shumica e produksioneve janë në falimentim dhe nuk shiten as albumet. Edhe pse paralajmëroi albumin, ajo nuk do e realizojë këtë vit. Në planet e saj janë vetëm 3 këngë, ku njërën do e vizualizojë me videoklip i cili pritet të xhirohet në Kosovë, por këngëtarja akoma nuk ka zgjedhur se me kë do bashkëpunojë.

Por esenca e gjithë kësaj nuk është vetëm kaq. Bojkotimi që i bëhët Zanfinës nga ana e Ermalit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, nëpër koncerte ku ai nuk pranon të këndojnë së bashku, ka dëmtuar shumë karrierën e këngëtares dhe financën e saj. Gjithë kjo ndodh edhe për shkak të motrës se saj, të cilën dëshironin ta bojkotonin disa organizatorë, por që ajo i tejkaloi në masë të madhe.

Mësohet se mes këngëtarëve nuk ka pasur asnjë keqkuptim dhe asnjë fjalosje, por e gjitha ka ndodhur spontanisht dhe për shkak të xhelozisë. Ndërkohë që mbetet të gjykohet nga publiku se a do kishin pranuar që këta të dy mos të flasin, pasi janë kaq të pëlqyer nga një masë e madhe fansash.

 

 

Edi Rama serish me “WEST SIDE FAMILY"

Edi Rama feat “West Side Family”, për herë të dytë në një këngë fushate. Kryetari i Partisë Socialiste po përgatitet për fushatë sa më spektakolare, ndërsa po afrojnë zgjedhjet e qershorit 2009. Burimet tona kanë konfirmuar se Rama sapo ka marrë vendimin që të jetë vetë këngëtari i produktit muzikor, që do të kthehet në hit, dhe që do të jetë sfondi i fushatave të zhurmshme të selisë rozë, në të të gjithë vendin. Edhe pse Rama dhe tre djemtë e grupit janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë këtë bashkëpunim, ata nuk e kanë fshehur dot ezaltimin mes tyre, se janë duke punuar për një këngë që do të shkaktojë adrenalinë, ku do të ndihen emocionet e një gare të fortë politike. Deri tani nuk dihet më shumë për detajet, pasi kompozitori i këngës Klodian Qafoku, dhe këngëtarët e grupit ende s’i kanë vendosur pikat mbi I, por paraprakisht thuhet se do të jetë këngë ritmike.

Dhe për këtë, Flori, Landi dhe Miri kanë stopuar çdo angazhim tjetër, për të qenë sa më të përgatitur për këngën e fushatës së partisë së majtë. Nuk dihet se kush do të jetë imazhi femëror që do të shfaqet në klip, ashtu siç pamë Rudina Magjistarin në bashkëpunimin e tyre të parë me këngën “Tirana jonë”, kur Edi Rama kandidonte për kryetar bashkie i Tiranës. Pas një miqësie që Rama krijoi me djemtë e këtij grupi, ai i ftoi për bashkëpunim tre djemtë atëherë. Kënga u kthye shumë shpejt në hit, dhe që këndohej nga grupi dhe Rama pothuaj në të gjithë skenat, ku organizoheshin aktivitete të rëndësishme.

Nuk e dimë se sa optimistë janë ata për suksesin e “himnit” të fushatës zgjedhore 2009 të Partisë Socialiste. Për publikun do të jetë rënie në përsëritje, në krijimin e realizuar disa vite më parë, kur Edi Rama me pantallona shumë të gjera këndoi së bashku me djemtë fillimisht në Kosovë. Të gjithë e kujtojnë reagimin e publikut gjatë prezantimit të këngës “Tirana Jonë”. Në fillim kur dolën djemtë e grupit në skenë u pritën normalisht, por kur u shfaq Edi pas tyre, pati një reagim ekzaltues, që u komentua atëherë e ngjashme me ndonjë finale “Champions League”. Dalja e Edi Ramës si këngëtar, me tekstin e shkruar nga vetë ai që nis me vargun; “Shumë zhurmë, shumë zhurmë”, u plotësua e u lançua me një klip, xhirimet e të cilit ishin realizuar në zonat më të njohura të Tiranës, nga qendra në periferi.

Tani le të presim këtë realizim të ri, që ndryshe nga bashkëpunimi i parë që mbështeste fushatën e Edi Ramës për Kryebashkiak të Tiranës, tani mbështet atë si kryetar partie. Shumë këngëtarë, janë bërë pjesë e fushatave të politikanëve, duke i shoqëruar ata në koncertet për mbylljen e fushatave në Tiranë e rrethe. Deri tani, nuk dihet asgjë për një bashkëpunim të mundshëm të drejtuesve të Partisë Demokratike me ndonjë këngëtar apo grup të njohur muzikor.

 

 

Ermal Mamaqi “martesa e vecante me Amin”                                                         

Të dielat e tyre janë kthyer në frymëzim dhe ide për organizimin e martesave të të tjerëve. Por si e kanë menduar ceremoninë e tyre të martesës?!
Ermal Mamaqi tregon skenarin, që ka menduar për ditën e dasmës së tij me Amin, dhe përshkruan detaje se si sillet ajo brenda katër mureve të shtëpisë: Ermal i ke munguar ekranit këto kohë, ndaj do donim të dinim se ku je dhe me çfarë po merresh?
Jam në të njëjtin planet që jeni dhe ju. Po merrem vetëm me biznes. Kjo është një strategji, apo biznesi me të cilin po merresh e ka bërë të detyrueshëm këtë largim?
Të martosh dynjanë nuk është e lehtë, dhe si pasojë duhet të heqësh dorë nga disa gjëra. Rishfaqja jote e parë do të jetë në muzikë apo humor?
Besoj se me muzikë. Kam në plan të lançoj një këngë që shpresoj se do të ketë ndikim pozitiv për performancen time verore. Sidoqoftë edhe me aktrimin, mundësia nuk është e vogël. Do të realizosh klip, dhe a do të jetë sërish një klip me humor?
Sigurisht. Klipi është fusha në të cilën unë mund të shprehem në total, sepse përmban edhe këngën edhe aktrimin. Po të them vetëm se nëse do bëj një video do të jetë patjetër për të qeshur. A mund të mendohet një rikthim i yti në spektaklin “Portokalli”?
Unë asnjëherë nuk jam shkëputur nga “Portokal lia”. Gjithmonë e kam ndjekur dhe kam qenë i pranishëm në mënyrën time. Akoma nuk e gjej kohën për t’u rikthyer definitivisht. Por do të kthehem një ditë. Mund të bashkohesh me Julin dhe Gentin në grupin “The SHBLSH”, nëse ata do e kërkojnë një gjë të tillë?
Do të ishte interesante. Do të bashkohesha po të ishim përsëri si atëherë. Bashkëjeton me Amin, por a keni menduar për cer emoninë tuaj të martesës, kur dhe si keni menduar ta organizoni për vete këtë ceremoni?
E sigurtë është që nuk do të jetë këtë vit. Por ne kemi menduar që do të jetë diçka e pazakonshme. Do të jetë në bregdet dhe do të fillojë me diell, pastaj me perëndim, dhe do mbarojë kur nata të jetë në zbardhje.Kaq mund të them se pastaj na vjedhin idenë (qesh). Si do të mund ta komen toje Amin në apartament, aty ku s’mundet ta shohë askush përveç teje?
Eshtë shumë e ëmbël. Gju mashe dhe specialiste kuzhine. Shkurt është ajo që duhet. A mundesh të na japësh ndonjë këshillë sesi mund të menaxhohet fama, dhe si mund të menaxhohet një biznes si ai yti?
E rëndësishme është thjeshtësia, komunikimi dhe të mos bësh pushim. Pastaj duhet të lodhesh vetë, që ta kuptosh (qesh). Jemi para zgjedhjeve, të është bërë ndonjë ofertë për të kënduar këngë fus hate?
Akoma jo. Megjithatë nuk dua të komplikohet më shumë fakti që mund të kën doj në zgjedhje. Bëj thjesht këngëtarin. Dhe një pyetje e fundit nisur nga sensi yt i lartë i hu morit, ti e merr jetën me shaka, apo me seriozitet?
Me seriozitetin më të lartë, dhe nuk lë asnjë person seri oz pa bërë shaka me të.

 

 

 

 

ME POSHTE MUND TE SHIKONI TE REJAT ME TE FUNDIT               NGA YOUYUBE
 
Make a Free Website with Yola.